Dita e djeshme nuk ka qenë aspak e lehtë për Kiarën dhe Luizin. Çifti ka pasur një debat të ashpër që nisi nga një mision i dhënë nga “Vëllai i Madh” për Ermionën.
Duke menduar se vajzat do të fitonin një avantazh në lojë nëse e fitonin misionin, Luizi e çoi Kiarën në limit, duke e përlotur dhe duke e bërë të ndjehet keq.
Çifti ka pasur një diskutim në orët e vona, rreth gjithë situatës, por ende nuk ka pasur një ‘pajtim’ mes tyre.
Luizi: Kur është puna për të luajtur i shikoj të gjithë njësoj. Kur luaj vetë, dua të më shihni të gjithë njësoj, po të ishte mision me Kiarën vetëm do isha tërhequr, por ishte në grup. Ndoshta e kam pasur gabim dhe nuk e kam kuptuar, kam kuptuar që vetëm iu dha një mision i fshehtë vajzave. Mendova vetëm kaq, nëse vajzat ia arrijnë me sukses, çfarëdo qoftë do kenë avantazh në lojë, duke marrë parasysh meshkujt, thashë është në rrezik Tani. Atij unë i hoqa imunitetin dhe nuk doja t’ju lija të fitonit. Unë të zgjodha ty, sepse vetëm ty mund të ta bëj atë lloj gjëje.
Kiara: Sa vjen e po bën gabime. Kush je ti që më pengon mua rrugën? Është absurde. Më ke thënë që nuk kam parë gjë akoma, ama ka ca limite, të cilat ti duhet ti respektosh. Nëse nuk i respekton, ja ku e ke derën dil jashtë, po ta them me sinqeritetin më të madh. Sado që ta dua një njeri, kam edhe forcën që ta stopoj veten.
Luizi: Do na fundosësh të dyve automatikisht, sepse unë e vuaj. Nesër pas Prime-it është plotësuar 24 orëshi, që më the mos më hajde këtu për 24 orë dhe do ta shohim a do jesh kështu prapë apo jo!
Kiara: Ti arrin ta bësh shumë mirë diferencën mes dashurisë dhe lojës, siç e bëre edhe në atë moment.
Luizi: Me këtë që po bën, po dëmton veten, mua, lidhjen edhe vazhdimin e qëndrimit tënd dhe timit në këtë shtëpi. Ti më largon mua, unë largohem nga ti, e vuaj, ti ke më shumë rëndësi se gjithçka në këtë jetë për mua.
Kiara: Unë nuk e harroj skenën që Olta të hodhi cigaren, ta shkuli dhe ti u nervozove dhe the, “nuk e dini akoma çfarë arrij të bëj unë për lojë”, unë me kokën mbi lavaman. Pashë mënyrën se si ti reagon, si munde të ma bësh ti mua atë gjë.
Luizi: Me këtë sjellje që po bën, po më shkatërron. Mundesh shumë mirë të durosh dhe kur të dalësh jashtë të ma fusësh shuplakë turinjve.