Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 50 pacientë.
Prej tyre 42 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 8 negativ, post-COVID19.
30 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe pesë pacientë në Mjekim Intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 23 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë.