Shqiptari merr peng 23-vjeçaren greke/ Si e futi në ‘kurth’ me një ofertë për punë; zbardhet dosja

0
Gjigandi

 

Një 23-vjeçare greke ka rënë pre e mashtrimit të një shqiptari dhe më pas është vënë nën presion të vazhdueshëm nga ai. E reja greke ka pranuar ofertën e punës së një shqiptari, i cili i është prezantuar si pronar i një lokali nate.

Ajo u detyrua të bënte deri në 4 takime romantike në ditë për shumën prej 150 eurosh, ndërsa ‘tutori’ shqiptar sa herë që mungonte në banesë, i vendoste roje për t’u siguruar që ajo nuk do ikte. Sipas dosjen së publikuar nga media greke “protothema.gr” viktima, pas tre muajsh në ferr, ka arritur të arratiset dhe të shkojë në polici për të denoncuar gjithçka ka përjetuar. Më paa 33- vjeçari shqiptar u identifikua nga efektivët e Krimit të Organizuar dhe u arrestua.

DOSJA

Siç thuhet në shkresat e çështjes, aventura e 23- vjeçares ka nisur kur vajza, siç u ka thënë oficerëve të nëndrejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, ka takuar shqiptarin, i cili i prezantohej si pronar i një lokali nate në qendër të Athinës dhe i ofroi të punonte si kameriere me fitime të mira, duke përfituar nga situata e vështirë financiare në të cilën ndodhej. Vajza pranoi, por në vend që të punonte në lokal, përfundoi në banesën e shqiptarit.

RonaTyra

Shqiptari, kur vajza ndodhej në shtëpi, kaloi në fazën e dytë të planit të tij. Siç thuhet në dosje “që atëherë, dhe për një periudhë afërsisht tre mujore, i pandehuri e ka ndaluar vajzën në mënyrë të paligjshme dhe kundër dëshirës, duke monitoruar plotësisht lëvizjet e saj, madje duke vendosur “roje” jashtë shtëpisë së tij gjatë orëve që ai mungonte. Për një periudhë prej tre muajsh, vajza bënte katër takime seksuale mesatarisht në ditë për një tarifë prej 150 €, prej të cilave 50 € i korrespondonte tarifës së zyrës, 20 euro për të pandehurin që vepronte si shofer dhe 80 euro për viktimën.” Frika, kërcënimet dhe “gardianët” e mbajtën vajzën në “burgun” shqiptar. Të gjitha paratë që mori nga takimet, ajo arriti t’i ruante fshehurazi, për të mundur të shpëtonte nga shtëpia e torturave. Por tutori e kuptoi.

“I pandehuri kuptoi se viktima kishte kursyer në fshehtësi shumën prej 5000 € nga puna e saj dhe për këtë arsye arriti t’ia merrte duke ushtruar dhunë fizike.” Ekipi i posaçëm i Nën/Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar pas një hetimi siç thuhet në shënimin informativ “Në mesditën e datës 7 janar, oficerët e Policisë së Departamentit të Trafikimit të Qenieve Njerëzore kanë vënë nën vëzhgim shtëpinë e shqiptarit dhe pasi kanë lokalizuar e kanë arrestuar. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 6890 euro, një sasi e vogël kanabis dhe një veturë”. I arrestuari është dërguar në Prokurorinë e Athinës mëngjesin e 8 janarit, ndërsa mësohet se “po hetohet pjesëmarrja e mundshme e të akuzuarve në më shumë incidente të trafikut të qenieve njerëzore”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu