Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, Rama: Marrim një tjetër rol ndërkombëtar

0
Gjigandi

Shqipëria do të jetë në nga 15 vendet që do të ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriu në OKB.

Kjo është një mundësi që vendit tonë i jepet për herë të dytë. Pasi lajmi u dha ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ka shkruar në Facebook-un e tij se vendi po merr një tjetër rol ndërkombëtar.

Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.  15 anëtarët e rinj të KDNJ: Shqipëria, Brazili, Bullgaria, Burundi, Kina, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Domenikane, Franca, Gana, Indonezia, Japonia, Kuvajti, Malaui  dhe Hollanda”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë se Ambasada e SHBA-së në Shqipëri dha këtë mesazh të martën: “Urime Shqipërisë për zgjedhjen në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.”

Shqipëria ka qenë një zë parimor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe zgjedhja e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një mundësi tjetër për të ngritur zërin për më të cënueshmit në mbarë botën. Ne jemi krenarë që qëndrojmë krah Shqipërisë në çuarjen përpara të dinjitetit njerëzor dhe drejtësisë në mbarë botën.

RonaTyra

 

j.l./ ABC24.AL 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu