Shqipëria ul taksat për turistët që vijnë përmes Aeroportit

0
Shqipëria ul taksat për turistët që vijnë përmes Aeroportit
Gjigandi

Udhëtarët që do të hyjnë në Shqipëri me anë të transportit ajror do të paguajnë më pak prej muajit maj.

Një vendim i Ministrisë së Financave në bashkërendim me atë të Infrastrukturës dhe Energjisë, botuar tashmë në Fletoren Zyrtare  e ul në 1 euro, nga 10 euro që ishte tarifën e kalimin me avion të kufirit të vendit, njohur gjerësisht si taksa e fluturimeve.

Për operatorët turistikë, ky është i vetmi lajm i mirë në kushtet e shtrenjtimit të gjithçkaje tjetër.

“Qeveria mund të marrë më pak taksë në momentin fillestar, por me rritjen e trafikut dhe numrit të turistëve, kuptohet që rriten më shumë të ardhurat, ulen më shumë çmimet e fluturimeve dhe besoj që do të sjellë impakt shumë pozitiv”

, thotë për A2 Besnik Vathi, përfaqësues i operatorëve turistikë.

RonaTyra

Ndërkohë, përfaqësues të sektorit të turizmit kërkojnë heqjen me urgjencë të masave për të hyrë në territorin e vendit.

“Në kulmin e pandemisë Shqipëria ishte një ndër katër vendet në botë që nuk kishte asnjë kërkesë në kufi. Dhe tani që të gjitha vendet po i heqin këto kërkesa, ne i vazhdojmë t’i mbajmë në mënyrë të çuditshme”

, thotë Vathi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu