Qeveria Shqiptare e ka gati një paketë sanksionesh ndaj Rusisë, e cilat tashmë besohet se e kanë marrë miratimin e kryeministrit Edi Rama dhe të partnerëve ndërkombëtarë.
Burime në dijeni të hartimit të këtyre sanksioneve të qeverisë shqiptare, i thanë gazetarit të Muhamed Veliu se gjatë 48 orëve të fundit për drejtorinë juridike në kryeministri në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe partnerët, kanë qenë intensive në hartimin e këtyre sanksioneve.
Po të njëjtat burime shpjeguan se paketa shqiptare e sanksioneve ruse, mund të prezantohet nga vetë kryeministri Edi Rama apo shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhacka.
Po ashtu mëson se kryeministria është duke koordinuar punën me disa ministri për ndryshim të menjëhershëm të legjislacionit shqiptarë, në mënyrë që sanksionet e vëndit tonë, ndaj Rusisë të jetë efektive dhe e zbatueshme 100%.
Sugjerohet se paketa shqiptare ka më shumë se 10 sanksione kundrejt shtetit Rus.
Kryeministri Edi Rama u angazhua gjatë takimit të udhëheqësve të NATO-s dy ditë më parë për tju bashkuar sanksioneve.
Në parlament të enjten ministria e punëve të Jashtëme Olta Xhacka deklaroi se “Ne do të bashkohemi edhe me këto sanksione të reja vendosur nga BE”.
Për momentin në rajonin e Ballkanit Perëndimor Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë publikuar listën e sanksioneve të tyre ndaj Moskës.