Floida Kërpaçi, ish deputetja e LSI-së, teksa ka folur për shpopullimin në vendin tonë tha se emigrimi ka ardhur si pasojë e arsimit të rënduar, tregu i punës dhe pagat e ulta.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Kërpaçi tha se të rinjve në Shqipëri ju mbyllen dyert për punë e për këtë arsye ata zgjedhin largimin nga vendi, për një jetë më të mirë.
Floida Kërpaçi: Kjo ka qenë dhe do të mbetet kryefjalë e diskutimeve tona. Ka një diferencë shumë të madhe me vitet e kaluara dhe atë që ka ndodhur në këto nitet e fundit. Cilësia në arsim është rënduar shumë. Kemi një sistem arsimor që nuk e drejton të riun tek tregu i punës. Të rinjtë zgjedhin një shkollë të lartë, por kjo shkollë të lartë por kjo shkollë e lartë nuk është domosdoshmërisht e orientuar me vende të reja pune, apo me një vizion pune. Atë shkollë që ata kanë bërë nuk kanë mundësi që ta ushtrojnë. Ju mbyllen dyert kudo që shkojnë. Pagat që merren në Shqipëri janë qesharake. me pagat që marrim është e pamundur për të jetuar. Me gjitha këto vështirësi që ka sot Shqipëria, një i ri sot hap telefonin pret një biletë dhe thotë do iki. Po ikin të rinjtë, moshat e mesme dhe moshat madhore.
Për largimin e popullsisë nga Shqipëria, ish-deputetja fajëson qeverinë aktuale, me kryeministër Edi Ramën. Ajo thotë se qeveria duhet ta orientojë buxhetin e shtetit drejt nevojave të qytetarëve dhe jo në PPP.
Floida Kërpaçi: Kjo situatë që ne kemi sot është ajo çfarë ka sjellë kjo qeveri me në krye kryeministrin. E vetmja alternativë që ata kanë sjellë, është se kanë rritur taksat, nuk kanë krijuar vende të lira puna, dhe nuk kanë bërë gjë tjetër veçse na kanë dhënë sot këto çmimet. Kemi shumë gjëra për t’u krenuar, kemi shumë të gjëra për të shkuar përpara, por fatkeqësisht jemi këtu. Faktori kryesor për gjendjen që jemi është padiskutim qeveria, ka të gjithë buxhetin e shtetin për ta orinetur aty ku duhet dhe jo ta çojë në PP, në gjëra imagjinare që i bëjnë vetëm që të harxhojnë para, vetëm të rrisin taksa dhe të bëjnë këtë situatë që jemi sot.
E pyetur se a është fajtore dhe opozita për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë, Kërpaç i tha:
Por edhe me at lidership që kishim në fushatën e 2021, padiskutim që nuk kishte alternativë. Se është i shitur ne e dinim dhe këtë gjë e treguan dhe zgjedhjet e 2021. Pavarësisht se LSI ka qenë dhe do të mbtet një parti e cila kur e jep fjalën e mban. Për ne është shumë e rëndësishme përfaqësimi i qytetarëve. Unë mendoj se kushdo që ka marrë një përgjegjësi në politik duhet t’i shkojë deri në fund. Kjo opozitë e ka forcën te qytetarët, kjo opozitë i ka të gjitha kapacitet për t’u sjellë një alternativë të re.