Një sasi e konsiderueshme tritoli iu vendos në mesnatë në verandën e banesës, 34-vjeçarit Demir Cara por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Lidhur me ngjarjen, fqinji i Carës ka treguar se i riu nuk ishte njeri problematik dhe se jetonte në banesën me qira prej një viti.
Sakaq shtoi se i riu punon në ndërtim dhe se i zoti i banesës ka rreth 25 vite që banon në atë zonë.
“Janë sjellë shumë mirë, se di që kanë probleme, çuni punon në ndërtim ndërsa të tjerët janë në pension, nuk kanë pasur asnjë lloj problemi. Këtu ka 25 vjet që banon s’ka pasur probleme ndonjëherë. I zoti i shtëpisë ka 25 vjet këtu, ndërsa qiranxhinjtë ka një vit, po janë njerëz të mirë, të rregull, se di që kanë probleme”, tha fqinji.