Avni Xhukellari, kushëriri i Arben Xhukellarit të cilit ju vendos lëndë plasëse në portën e jashtme të banesës tregon se shpërthimi ka qenë i fortë.
“Shpërthimi ishte i fortë, u tmerruam. Policia ka ardhur shumë shpejt dhe kanë bërë të gjitha matjet dhe punën e tyre”.
Ai thotë se nuk kanë konflite me asnjeri dhe se Arbeni është person i respektuar në fshat.
“Nuk kemi konflikte me njeri, Arbeni është mjaft i respektuar në fshat dhe nuk ka asnjë konflikt me askënd, as në fshat e as kudo tjetër”.
Edhe vetë Arbeni ka deklaruar se nuk ka konflikte.
Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe panik te familjet, e kryesisht te fëmijët e tyre.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:50, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në portën e jashtme të murit rrethues, të banesës së shtetasit Arben Xhukellari, 44 vjeç, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.
Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.