Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në mesnatë në ‘Ishull-Shëngjin’, në Lezhë.
Burime për median bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një servis makinash, dyshohet për tritol. Mësohet se servisi është në pronësi të shtetasit Tol Mhillajt.
Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale, xhama të thyer të servisit ashtu sikur edhe të një automjeti që ishte i parkuar në oborrin e biznesit në fjalë.
Policia ndërkohë po heton për zbardhjen e ngjarjes.