Shpërndante droga të forta/ Sekuestrohen 1 kg heroinë, kokainë dhe një qese me fara kanabisi, në pranga 30-vjeçari

0
152
Gjigandi

Është finalizuar me sukses operacioni “Weekend”, ku është goditur një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta dhe është vënë në pranfa posedeues, njëherazi edhe shpërndarës i drogave.

Policia, gjatë kontrollit në shtëpinë e këtij shtetasi, ka gjendur dhe ka sekuestruar 1 kg lëndë e dyshuar heroinë, doza me kokainë, fara kanabisi, peshore elektronike dhe një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogave të forta.

Durrës

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor “Weekend”.

Sekuestrohet 1 kg lëndë e dyshuar heroinë, doza me kokainë, fara kanabisi, peshore elektronike dhe një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga poseduesi, njëherazi dhe shpërndarësi i drogave.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan një tjetër operacion policor, të koduar “Weekend”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. Dh, 30 vjeç, banues në lagjen Nr. 12, Nishtulla, Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se shtetasi A. Dh. merrej me shpërndarje të drogave të forta, kryesisht në fundjavë, në lokale nate. Gjithashtu, ky shtetas përgatitej për të kultivuar bimë nakotike, pasi kishe siguruar një sasi farash kanabis sativa.

Gjatë operacionit, këtij shtetasi iu kapën në flagrancë gjatë kontrollit fizik, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë, të përgatiura gati për shitje.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan gjithsej, 1 kg heroinë, 6.5 gr. kokainë, një qese me fara kanabisi, një peshore elektronike dhe një sasi eurosh, paund e lekë shqiptare, të dyshuara të përfitura nga shitja e lëndëve narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu