Temë diskutimi në vend ditëve të fundit është Kodi Civil për lejimin e martesave mes gjinive të njëjta në Kosovë.
Megjithëse nuk është marrë ende ndonjë vendim nga Kuvendi i Kosovës lidhur me çështjen në fjalë, reagimet e deputetëve në rrjetet sociale kanë qenë nga më të ndryshmet.
Edhe shoqëria civile e fytyra të ndryshme publike po e shprehin opinionin e tyre lidhur me këtë temë.
Ka qenë së fundmi këngëtari i muzikës ‘rock’, Shpat Deda, ai i cili ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me të drejtat e komunitetit LGBTQI+, duke shprehur përkrahjen për ta.
“Nuk ka të drejtë më bazike njerëzore se sa e drejta të zgjedhës kënd ta duash e me kënd ta ndash jetën. Ndalimi i kësaj lirie nuk është në hap me civilizimin, edhe nuk munden të ekzistojnë standarde të dyfishta kur është fjala për të drejtat njerëzore. Prandaj sot rreshtohem me komunitetin LGBTQI+ edhe shpresoj se Kuvendi i Kosovës do të votojë në mbështetje të këtij komuniteti sepse secili njeri e meriton të jetojë me të drejta dhe liri të barabarta”, ka shkruar Shpat Deda në InstaStory.
Foto: Shpat Deda/InstaStory
Paraprakisht, ai publikoi edhe një imazh me ngjyrat e ylberit që përfaqësojnë komunitetin në fjalë, në të cilin shkruhej “Dashuria është dashuri”.
/abc24.al/
Foto: Shpat Deda/InstaStory