Shoferi tregon çfarë i tha bosi i Cosa Nostra pak çaste para arrestimit

0
Gjigandi
Mateo Mesina Denaro nuk kishte asnjë plan për t’i bërë rezistencë arrestimit të tij. Një tjetër detaj që e dëshmon këtë është një deklaratë e shoferit të tij Xhovani Lupino, i cili u rrëfeu hetuesve fjalët e para që i kishte thënë bosi i Cosa Nostrës kur mori vesh se e kishin rrethuar karabinierët në spital.
 

Mediat italiane shkruajnë se sapo vuri re praninë e forcave të shumta të sigurisë, Lupino kishte shkuar tek Mateo Mesina Denaro për t’ia treguar dhe ai iu përgjigj ”Po, mori fund”. Shoferi tha se vetëm kur u arrestua e kuptoi se kujt po i shërbente dhe se deri në atë moment, e njihte me identitetin e rremë që përdorte në dokumente, Andrea Bonafede.

Xhovani Lupino që po ashtu është edhe kultivues ullinjsh, u shfaq të hënën në momentet kur karabinierët po e shoqëronin pasi kishin ndaluar Mateo Mesina Denaron.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu