SHMU: Kthese e befte e motit nga dita e enjte

0
Gjigandi

SHMU njofton se moti i kthjellët në vend ndikuar nga masat ajrore të qendrueshme, do të marrë një kthesë ditën e nesërme. Kthjellimet e orëve të mëngjesit, do të pasohen me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit.
Reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët. Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 9ºC deri në 23ºC
zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC
zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu