Në qendër të moshuarit në Kavajë është shkrumbuar nga zjarri.
Policia bën me dije se si pasojë e flakëve është dëmtuar lehtë një e moshuar, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuar e flakëve.
Sakaq, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër. Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.