Arben Derhemi shpalli rifillimin e “Njerëz dhe Fate”, reagon Ndrenika: Nuk kam dijeni

0
Gjigandi

Të gjithë e mbani mend serialin që ‘mbërtheu’ pas ekranit mijëra shqiptarë që prisnin se çfarë do të ndodhte me fatin e personazheve të tyre të preferuar.

Në qendër të kësaj telenovele ishte vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës. Ndërsa kanë kaluar shumë vite nga transmetimi, ende të gjithë e kujtojnë si një ndër realizimet më të mira shqiptare.

Prej kohësh, një ndër aktorët kryesorë të realit, Arben Derheni ka paralajmëruar rikthimin e “Njerëz dhe Fate”. Madje në dy prej postimeve të bëra në rrjetet sociale, Derhemi ka ndarë foto krah aktorit të njohur Robert Ndrenika, i cili shkruan:

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit…”Njerëz dhe fate”…Është gati…”

Ndërsa në një tjetër postim ai shkruan: “2023 do të jetë vit sulmi dhe suksesi besojmë”.

RonaTyra

Gjatë një bisede telefonike për abc.24.al me aktorin e madh Ndrenikën, ai shprehet se nuk ka dijeni për serialin e “Njerëz dhe Fate”.

“Nuk kam dijeni fare, më pyesin njerëzit por unë nuk kam dijeni për këtë punë”.

Së fundmi, gjatë një interviste, Derhemi është shprehur se Ndrenika do të jetë pjesë e kastit por mesa duket aktori është lënë jashtë detajeve në lidhje me serialin./abc24.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu