Shkrumbimi i makinës në Bilisht/ Vepër e Deizi Arapit?

0
Gjigandi

Makina e cila mori flakë në Bilisht rreth orës 02:30 dyshohet se lidhet me çështje hakmarrjeje.
Makina e djegur rezulton në emër të Marsel Buqos i cili rezulton të të jetë shtetasi i akuzuar nga Deizi Arapi, të cilës ju dogj mjeti pak javë më parë.
Zjarrvënia e sotme sipas policisë dyshohet të jetë e qëllimshme me qëllim hakmarrjen.
Sakaq mësohet se Marsel Buqo është punonjës në një karburant në Bilisht.
Kujtojmë se makina e Deizi Arapit është djegur më 25 shtator. Kjo ka qenë hera e dytë që 27-vjeçares I djegin makinën.
Deizi Arapi u arrestua rreth dy muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.
27-vjeçarja së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtasin nëpër qytet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu