Shkodër/ Dy operacione antidrogë çojnë në pranga 7 persona (Emrat)

0
Gjigandi

Blutë e Shkodrës kanë finalizuar dy operacione antidrogë të koduara “Bleran” dhe “Sheshi”. Në kuadër të tyre ranë në pranga 7 persona dhe u sekuestruan 5.6 kilogramë lëndë narkotike tip kanabis.

Gjatë operacionit policor të koduar “Bleran” u arrestuan shtetasit: Pjetër Ashta dhe Dodë Ashta.

Ndërsa gjatë operacionit policor “Sheshi” u arrestuan shtetasit: Artilas Vuksani, Emiljan Vuksani, Robert Pepniku, Robert Preka dhe Rajmond Kola.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër/Vijojnë operacionet policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

RonaTyra

Finalizohen brenda 12 orëve të fundit, 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Bleran” dhe “Sheshi”, për goditjen e aktivitetit të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 7 shtetas dhe sekuestrohen rreth 5.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Operacionet, falë inteligjencës informative dhe angazhimit maksimal të strukturave policore, gjatë muajve të fundit, për goditjen e paligjshmërisë.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar dhe në inteligjencën informative, për ushtrimin e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, brenda 12 orëve të fundit, janë finalizuar 2 operacione policore.

-Gjatë operacionit policor “Bleran” u arrestuan në flagrancë shtetasit P. A., 62 vjeç dhe D. A., 33 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bardhaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur rreth 5.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

-Gjatë operacionit policor të koduar “Sheshi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. V. dhe E. V., të dy 19 vjeç, R. P., 26 vjeç dhe R. P., 22 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe R. K., 22 vjeç, banues në Golem, pasi shërbimet e Policisë, në afërsi të sheshit ”Prek Cali”, kanë ushtruar kontroll në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe si rezultat kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të përgatitur gati për shitje.

Nga veprrimet hetimore dyshohet se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktiviteteve kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu