Rrotullimi i bërthamës së brendshme të ngurtë të Tokës besohet se është ndalur kohët e fundit dhe bërthama duket se po përgatitet të ndryshojë lëvizjen e saj në drejtim të kundërt sipas shkencëtarëve kinezë.
Bazuar në indikacionet e deritanishme rrotullimi i kundërt me siguri do të përfundojë brenda dekadës së ardhshme ndërkohë që do të hetohen efektet e mundshme në sipërfaqen e planetit.
Studiuesit, të udhëhequr nga sizmologu i Universitetit të Pekinit, Xiaodong Song bazuan vlerësimet e tyre në analizën e valëve sizmike nga tërmetet pothuajse identike, e cila depërtoi në thelbin e Tokës duke ndjekur “rrugë” të ngjashme nga vitet 1960 deri në ditët e sotme.
Analiza arriti në përfundimin se pas viteve 1970, bërthama e brendshme rrotullohej gjithnjë e më shpejt në drejtimin lindor, derisa midis viteve 2009-2011 rrotullimi i saj duket se është ndalur ndoshta për shkak të ndryshimit të afërt të drejtimit të rrotullimit.
Studiuesit vlerësojnë se zhvendosja e re e afërt në rrotullimin e bërthamës në drejtim të kundërt, këtë herë në perëndim është pjesë e një cikli të mundshëm periodik prej gjashtë deri në shtatë dekada (një teori që kërkon konfirmim).
Bazuar në këtë model, bërthama pritet të rrotullohet drejt perëndimit gjithnjë e më shpejt deri në vitet 2040, kur do të ndalojë dhe të kthejë përsëri lëvizjen e saj drejt lindjes.
Rrotullimi i bërthamës së brendshme ndikohet nga fusha magnetike e krijuar nga bërthama e shkrirë e jashtme dhe balancohet nga efektet gravitacionale të mantelit, shtresës së ndërmjetme të Tokës midis bërthamës dhe kores.
Shpejtësia e rrotullimit të bërthamës dhe deri në çfarë mase ajo ndryshon, mbetet një çështje e debatit shkencor.