Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi tre deputetë demokratë. Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj janë ‘ndëshkuar’ për shkak të bllokimit të punës normale të parlamentit, në seancën plenarë të së enjtes.
Socialistët kërkuan përjashtimin e tyre, me argumentin se kanë shkelur rregulloren. Saimir Korreshi ndezi tymuese në parlament, duke ‘mjegulluar’ sallën e Kuvendit.
Opozita ka vijuar prej disa kohësh kaosin në kuvend dhe në Komisionet Parlamentare, si një formë proteste ndaj mazhorancës.
p.k\dita