Shitet 185 milionë euro piktura ikonë e Marilyn Monroe nga Warhol

0
Gjigandi

Një portret i famshëm i ikonës së Hollivudit, Marilyn Monroe, nga legjenda e artit pop, Andy Warhol, u shit për 195 milionë dollarë (185 milionë euro) më 9 maj.

Ajo bëhet vepra e artit më e shtrenjtë e shekullit të 20-të e shitur në një ankand publik dhe vepra arti më e shtrenjtë e një artisti amerikan të shitur ndonjëherë në ankand.

Vepra e quajtur “Shot Sage Blue Marilyn” u pikturua në vitin 1964, dy vjet pas vdekjes së parakohshme të aktores. Ajo u shit në katër minuta në selinë e Christie’s në Manhattan, Nju Jork.

“Ne kemi shitur pikturën më të shtrenjtë të shekullit të 20-të. Unë jam shumë krenar për këtë,” tha për Associated Press Alex Rotter, kryetar i departamentit të artit të shekullit të 20-të dhe 21-të të Christie.

Christie’s tha se një blerës i paidentifikuar e bëri blerjen. Fitimet e shitjes monumentale do t’i shkojnë Fondacionit Thomas and Doris Ammann të Zyrihut, i cili e nxori pikturën në ankand. Fondacioni ndihmon fëmijët me kujdesin shëndetësor dhe programet arsimore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu