Shembet ura në Sarandë, bllokohen 500 banorë

0
Gjigandi

Ura që lidh fshatin Vane me rrugë nacionale Delvinë-Sarandë është shembur këtë të mërkurë.

Burime për median bëjnë me dije se si pasojë e shembjes që ka marrë ura, rreth 500 banorë kanë mbetur të bllokuar. Nga ana tjetër, banorët kanë kërkuar riparim sa më të shpejtë pasi qarkullimi në periudhë vjeshte bëhet i pamundur në mot me shi.

Banorët nga ana tjetër janë të shqetësuar pasi produktet e tyre bujqësore rrezikojnë të mbesin stog, pasi malli nuk transportohet dot në qytet me makina.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu