Shembet tuneli në Indi, 40 punëtorë bllokohen brenda

0
Gjigandi

Dyzet punëtorë indianë janë bllokuar që nga e diela, pas shembjes së një tuneli rrugor në ndërtim në veri të Indisë.

“Të 40 punëtorët e bllokuar brenda tunelit janë gjallë”, tha në një deklaratë Karamveer Singh Bhandari, komandanti i lartë i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive.

“Ne u dërguam atyre ujë dhe ushqim”, shtoi ai.

Shembja ndodhi herët në mëngjesin e së dielës në Himalaje teksa një grup punëtorësh u larguan nga kantieri dhe mbërriti një ekuipazh zëvendësues.

Kontakti i parë me të mbijetuarit është bërë përmes një mesazhi të transmetuar në një copë letër, por më pas shpëtuesit kanë arritur të kominikojnë duke përdorur pajisje radio.

RonaTyra

Ky tunel është pjesë e projektit të autostradës Char Dham, i projektuar për të përmirësuar lidhjet me katër zona hindu, ndër më të rëndësishmet në vend, si dhe me rajonet kufitare të Kinës.

Aksidentet në kantieret kryesore të ndërtimit të infrastrukturës janë të zakonshme në Indi. Në janar, të paktën 200 njerëz u vranë nga përmbytjet në Uttarakhand.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu