I dogjën dy herë makinën/ E reja nga Bilishti: Kam konflikte me ish-kryebashkiakun, rrezikoj të përfundoj në kanal

0
Gjigandi

Deizi Arapi, e reja së cilës iu dogj automjeti para shtëpisë ka reaguar, duke kërkuar ndihmë nga shteti pasi ndihet e rrezikuar.

Arapi për ‘Top Channel’ tha se ngjarjet që i kanë ndodhur kanë lidhje me një konflikt të vjetër, ndërsa policia i konsideron aksidentale.

“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledion Nallbati (aktualisht deputet). Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu