Shehi kundër legalizimit të kanabisit mjekësor: Fermeri s’do pranojë të mbjellë, do mbetemi pa pa…

0
Shehi kundër legalizimit të kanabisit mjekësor: Fermeri s’do pranojë të mbjellë, do mbetemi pa pa…
Gjigandi

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, (LZHK) Dashamir Shehi tha në fjalën e tij në Kuvend se ishte kundër legalizimit të kanabisit mjekësor.

Sipas Shehit, kjo do të demoralizonte fermerët për të mbjellë kultura bujqësore, pasi do zgjidhnin mënyrën më të lehtë për të bërë para.

“Hajde t’i mbushim mendjen atij shko e mbill patate,.kur mund të thotë se këtu ka 100 mundësi për të fituar para ndryshe, nuk e di se ku shkon marrina, vendime të gabuara do e shikoni që në fund të këtij viti do të ndikojë te niveli i bujqësisë në Shqipëri, do i ftoja kolegët e bujqësisë kemi akoma kohë që të nxisim bujqit që të mbjellin kulturat e pranverës dhe në vjeshtë të shtojmë sipërfaqet me drithëra që të mos jemi kaq të varur nga perëndimi.

Kundër këtij ligji nuk jam sot, sikur qeveria t’i largojë pak duart nga 5 gjërat që vijnë nga Europa, bujqësia ka nevojë për ide të tjera shumë më të mëdha, shumë të rëndësishme. Kjo është mënyra se duhet trajtuar bujqësia”,

tha Shehi

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu