SHBA me një njoftim të rrallë: Një nëndetëse e jona në Lindjen e Mesme. Një mesazh i qartë për kundërshtarët

0
Gjigandi

Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se një nëndetëse amerikane me raketa të drejtuara ka mbërritur në Lindjen e Mesme.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi në rrjetet sociale se nëndetësja e klasit Ohio po hynte në zonën e saj të përgjegjësisë, raporton CNN.

Gjithashtu është postuar një foto që tregon një nëndetëse në Kanalin e Suezit, në verilindje të Kajros.

 

Ushtria amerikane rrallë njofton lëvizjet ose operacionet e flotës së saj të nëndetëseve me raketa balistike dhe të drejtuara, dhe ky njoftim është një mesazh i qartë parandalimi që synon Iranin dhe aleatët e tij në rajon.

RonaTyra

 

Nëndetësja, emri i së cilës nuk është emëruar, i bashkohet një numri të anijeve të tjera të marinës amerikane tashmë në zonë, duke përfshirë dy grupe sulmi aeroplanmbajtëse.

 

Shtetet e Bashkuara njoftuan në fund të tetorit se kishin goditur dy objekte në Siri të përdorura nga Garda Revolucionare e Iranit dhe grupet e mbështetura nga Irani, pas një serie sulmesh ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri.

 

Sulmet erdhën pasi administrata e presidentit Joe Biden u zotua se do t’i përgjigjet sulmeve ndaj personelit amerikan për të cilat Uashingtoni fajësoi grupet e armatosura të mbështetura nga Irani.

 

Raportet për sulme ndaj forcave amerikane në rajon janë shtuar që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, e cila filloi më 7 tetor, kur grupi palestinez nisi një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit.

 

Të paktën 9,922 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori.

 

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu