Shakohoxha: Zgjedhja e Krenar Alimehmetit, mashtrim shumë i shëmtuar! FSHF po manipulon…

0
Gjigandi

Kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha ka reaguar ashpër në lidhje me zgjedhjet që u mbajtën sot për kreun e Shoqatës së Futbollit në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin ‘Sport News’, Shakohoxha tha se po provohet të trukohen zgjedhjet.

“Po provohet të trukohen zgjedhjet. Sot u bë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në mbledhje ishin njerëz që s’kishin lidhje me futbollin. Kjo është hera e parë që na jepet lista e delegatëve. Lista të trukuara, pse kanë frikë nga vota? Kudo kanë bërë trukime, zero transparencë. Vendimi që u mor sot ishte nul. Se bën dot hapur manipulimin, se do shkosh në gjykatë.

Në fillim do i drejtohemi anëtarëve tanë. Loja e futbollit në Shqipëri ka humbur fair play. Mesazhi i fundit është pse ka frikë FSHF që të publikojë emrat e kandidatëve? Që të luftojë fair play me votë?”, tha Shakohoxha.

/Burimi: Priza.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu