Mesa duket Gerard Pique është lodhur mjaftueshën duke e fshehur lidhjen e tij me Clara Chia Marti-n, ndërkohë që ishte me Shakirën, sa tani shfaqet hapur kudo me të.
Çifti më i ri janë fotografuar duke darkuar në një restorant në Paris. Pas shfaqjes së tyre dorë për dore në rrugët e Barcelonës, duket se dyshja së fundmi po shijojnë praninë e njëri-tjeterit edhe në qytetin e dashurisë.
Mirëpo duke qenë se janë kthyer në kryefjalë të mediave botërore, fansat i kanë pikasur, madje edhe gazetarët me të cilët duket se Clara nuk ka një raport aspak të mirë.