Sekuestrohen dy apartamentet dhe makina e 46-vjeçarit nga Lezha, akuzohet si pjesëtar i grupit kriminal të narkotikëve

0
Gjigandi

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se ka sekuestruar pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale e një 46-vjeçari.

Sipas njoftimit janë sekuestruar 2 apartamente dhe një automjet të 46-vjeçarit Flori Pali, i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve.

Sakaq, vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimatritë kriminale të këtij shtetasi, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Punë gjurmuese dhe hetimore, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për të sekuestruar pasuritë e përfituara nga krimi.

RonaTyra

Sekuestrohen 2 apartamente dhe një automjet, në pronësi të një 46-vjeçari të akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DPPSH, në kuadër të një procedimi pasuror, të iniciuar me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale, kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit F. P., 46 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë.

46-vjeçari është në hetim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 2 apartamenteve dhe i një automjeti, në pronësi të shtetasit F. P.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimatritë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu