Bojkot gjatë sezonit të provimeve? Pedagogët: Kërkesat tona të mos kalojnë në “kalendat greke”

0
Gjigandi

Pedagogët e universiteteve e kanë lënë të hapur mundësinë e një bojkoti në nisje të sezonit të provimeve, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren në konsideratë.

Në një deklaratë për mediat, Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaci tha se është ngritur një grup pune nga ministria e Arsimit dhe janë në pritje. Ai u shpreh se kërkesat e tyre për rritje të financimit për kërkimin shkencor dhe rritjen e pagave ende nuk janë marrë në konsideratë.

Kovaçi u shpreh se kërkesat e tyre nuk duhet të kalojnë në “kalendat greke”, duke theksuar se kryeministri kërkon që t’i hapë rrugë universiteteve për të rritur tavanin e pagave.

“Ne morëm një feedback me 15 nëntor nga zyra e bashkëqeverisjes ku thotë se ministria e Arsimit ka marrë parasysh disa elementë të pensionit, që kanë të bëjnë me vjetërsinë në punë, llogaritjen e orës mësimore apo në lidhje me titujt akademik. Por sipas tyre rezulton se vetëm dy universitete kanë kthyer përgjigje. Ne i bëjmë thirrje universitete të kthejnë përgjigje për vjetërsinë e personelit, t’i dërgojnë sa më shpejt.

Ne jemi në pritje dhe themi se krijimi i disa grupeve të punës, nëse duan ti kalojnë në kalendat greke realizimin e kërkesave tona, financimin për kërkimin shkencor në mësën 0.3% të GDP dhe shtimi i pagës në nivelin 30%. Ne presim që Ministria të reagojmë. Kryeministri ka thënë që mund të ketë një ndryshim për pagën në fillim të vitit të ardhshëm.  Paga është sipas titullit. Mesa vura re unë kryeministri ka mendimin që ti hapë rrugën universiteteve që të rrisin tavanin e vet. Qeveria kërkon të rrisë këtë tavanin dhe ti hapë rrugë Universitetit të Tiranës.

RonaTyra

Jemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave dhe do të marrim vendim në bazë të përgjigjeve që do marrim në janar”, tha Kovaçi.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu