Messi vendos rekord historik me postimin në Instagram si triumfues i Botërorit, duke mposhtur CR7

0
Gjigandi

Pasi u shpall kampion bote në “Katar 2022” dhe pas festimeve përkatëse brenda stadiumit “Lusail” e dhomës së zhveshjes, Lionel Messi postoi në Instagramin e tij disa foto të ekstazës pas fitores ndaj Francës. Foto me të cilat, fjalë për fjalë po arrin shifra historike me “pëlqimet” e ndjekësve në rrjetet sociale.

Pra, Messi jo vetëm që ka shkatërruar disa rekorde historike gjatë Kupës së Botës, por tani vazhdon t’i thyejë shifrat në rrjetet sociale. Deri mbrëmë, fotoja e tij duke ngritur trofeun e Kupës së Botës në Katar kishte arritur mbi 49 milionë “like”.

Një shifër që e kalon shumë atë foto të publikuar nga Cristiano Ronaldo dhe tashmë renditet e dyta. Në Instagram, fotoja e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” renditet vetëm pas postimit të famshëm për një vezë, i cili arriti shifrën e 56 milionë “like”.

Nuk kishte dyshime se postimi i Messit mund ta kapërcente këtë shifër, pasi magjia e festimeve vazhdon me përmasa frenetike në Argjentinë, por jo vetëm. Dhe kjo ndodhi sot në orën 10:45. Me mbi 56 milionë “like”, ky postim i shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” theu rekordin historik të pëlqimeve në Instagram.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu