Mbi një milion përdorues të Flightradar24, ndoqën rrugëtimin e Babadimrit nëpër botë

0
Gjigandi

Ueb-faqja flightradar24 e specializuar në përcjelljen e aeroplanëve nëpër botë, ka njoftuar se udhëtimin e Babadimrit e kanë përcjellë mbi një milion përdorues nga e mbarë bota.

Madje autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar se Babadimri është ndjerë i sigurt edhe në qiellin e Ukrainës, siç edhe mund të shihet në hartën e publikuar nga kjo ueb-faqe.

Forcat Ajrore të Ukrainë kanë bërë të ditur se fluturaket e tyre kanë realizuar patrullime rutinore, për t’u siguruar që Babadimri të mos ketë ndonjë problem gjatë rrugëtimit.

Operacioni i patrullimit sipas Kievit është quajtur “Santa1”, që kishte për qëllim të mbrojë hapësirën ajrore mbi Ukrainë nga ndonjë sulm i mundshëm nga rusët.

Ndryshe kjo ueb-faqe ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën, që transmeton në kohë reale lëvizjet e aeroplanëve në mbarë globin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu