Një 26 vjeçare është vënë në prangat e policisë ndërsa bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim pasi kultivonin kanabis.
Policia arrestoi të rënë dhe shpalli në kërkim bashkëshortin e saj me iniciale A.V., ndërsa u sekuestruan 13 kg kanabis.
Nga kontrollet në ambientin në afërsi të banesës së këtyre shtetasve, të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mbi 13 kilogramë bimë/lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në forma të ndryshme, në proces tharjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.