Samanta Karavella publikon projektin e ri “Vaj”

0
Samanta Karavella publikon projektin e ri “Vaj”
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

“Vaj” titullohet kënga e re e artistes nga Shqipëria, që erdhi e vizuelizuar edhe me klip.

Për kompozimin e këngës është përkujdesur Boban Apostolov dhe Samanta, ndërsa për tekstin Lindon Berisha.

Foto: Samanta Karavella/Instagram

RonaTyra

Ndërsa, klipi i cili tashmë gjendet në kanalin YouTube, u realizua nga Gezim Mavric.

“Vaj” vjen pas këngës “Jeta ime” që po ashtu erdhi e bashkangjitur me klip, që u lansua në dhjetor të vitit të kaluar.

Kujtojmë që projekti i ri është pjesë e albumit të saj “Mama” që pritet të publikohet brenda këtij viti. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu