Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar mbrëmjhen e sotme se asnjë nga deputetët që i ka kërkuar dorëheqjen kreut të PD Lulzim Basha, nuk është tërhequr nga ajo kërkesë dhe se ky është një truk nga ana e tij për të fituar kohë.
Ai tha në një intervistë në “Syri tv” se kryedemokrati Basha nuk arriti të mundte Ramën kur kishte mbështetjen e të gjithëve, madje sipas tij doli i treti dhe këtu mbyllet diskutimi pasi ai nuk ka më se çfarë të japi për PD-në.
Salianji: Nuk është një afat formar apo procedural, por është këkruar nga vetë zoti Basha nja afat një javor të cilin ai mund ta llogarisë nga dita e shtunë kur ishte mbledhja e fundit. Para çdo seance mblidhet Grupi Parlamentar, por dje nuk u mblodh dhe nuk kemi një reagim, por në mbledhjen e grupit parlamentar, ku ishim të gjithë të pranishëm dhe mund të thuhet qartësisht se shumica kërkoi përballë dhe në sy dorëheqjen e Bashës dhe nga ana e tij u kërkuar kohë, duke dhënë garancinë e tij se ai do të tërhiqej dhe i duhej kohë për tu konsultuar me strukturat e tjera të partisë.
Nuk është mbledhur asnjë strukturë tjetër siç është kryesia apo Këshilli Kombëtar. Ka pasur vetëm mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve, ku disa prej tyre kanë kërkuar që të largohen të dy, kur ne kemi vetëm një kryetar partie, nuk e di çfarë dy kërkohet. Por kryetarë të tjerë i kanë kërkuar dorëheqjen Bashës. Por ky nuk është thelbi i diskutimit, thelbi është se Basha pavarësisht mbështetjes, siglës apo se kishte shumicën e grupit parlamentar, nuk arriti dot të mundte Ramën, por jo vetëm kaq por doli i treti dhe këty mbyllet dhe duhet ta lexojë drejtë situatën dhe ti hapë rrugë zgjidhjes.
Asnjë nga deputetët nuk është tërhequr nga kërkesa për dorëheqjen e Bashës dhe nuk ka dëgjuar asnjë koleg që të jetë tërhequr. Kjo është një truk për të marë kohë nga ana e Bashës por politikisht i ka mbaruar energjia karburanti dhe nuk ka çfarë jep më për PD-në.