Rusia ndalon fluturimet ajrore me 36 shtete të Botës, mes tyre dhe Shqipëria

0
Rusia ndalon fluturimet ajrore me 36 shtete të Botës, mes tyre dhe Shqipëria
Gjigandi

Rusia kufizon fluturimet drejt linjave ajrore të 36 vendeve të botës, njoftoi Agjencia Federale e Transportit Ajror.

“Në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare, si përgjigje ndaj ndalimit të shteteve evropiane për fluturimet e avionëve civilë të operuar nga transportues ajror rusë dhe/ose të regjistruar në Rusi, janë vendosur kufizime në fluturimet e transportuesve ajrorë të 36 shteteve”

thuhet në deklaratë .

Këto janë shtetet e mëposhtme: Austria, Shqipëria, Anguilla (Territori Jashtë Britanisë), Belgjika, Bullgaria, Ishujt e Virgjër Britanikë, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (duke përfshirë Grenlandën, Ishujt Faroe dhe detin territorial), Jersey, Irlandë, Islandë, Spanjë, Itali, Kanada, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Finlandë, Francë, Kroaci, Republika Çeke, Suedi, Estoni.

Fluturimet nga këto vende mund të kryhen me një leje speciale të lëshuar nga Agjencia Federale e Transportit Ajror ose Ministria e Jashtme ruse, vuri në dukje agjencia.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu