Rregullatori shtetëror rus në sektorin e komunikimeve, Roskomnadzor, njoftoi sot se ka bllokuar rrjetin social Facebook të platformave të kompanisë Meta, në përgjigje të kufizimeve për qasjen në mediat ruse në këtë platformë.
Roskomnadzor specifikoi se që nga tetori 2020, ka pasur 26 raste të diskriminimit të mediave ruse në Facebook.
Me qasje të kufizuar në media si RT dhe Ria Novosti, raporton Reuters.
Organi rregullator rus tha më herët se “po regjistronte gjithnjë e më shumë raste të bllokimit të pabazë të llogarive zyrtare të mediave ruse dhe zyrtarëve në platformat e huaja të internetit”.