Policia rrugore e Tiranës ka njoftuar se vijojnë kontrrollet në akset rrugore për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit .
Me anë të një njoftimi, Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se janë arrestuar 13 shoferë pasi u kapën në gjendje të dehur.
Ndërsa janë pezulluar 83 patenta për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit si dhe për shkak të kalimi i shpejtësisë jashtë normave të lejuara.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Tiranës
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
▫️13 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
▫️83 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.