Rrugorja në Tiranë ‘me dorë të hekurt’/ 24 arrestime dhe 6 automjete të bllokuara. Pezullohen 253 patenta

0
Gjigandi

28 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë një jave në Tiranë, pasi u kapën nën efektin e drogës dhe pa leje drejtimi.

Mësohet se janë pezulluar në total 253 leje drejtimi dhe janë bllokuar 6 automjete për mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

  • Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.
  • 4 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave.
  • 24 shtetas janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
  • 253 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
  • Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu