Rrugorja e Tiranës bën bilancin: ‘Tapë në timon’, arrestohen 2 shoferë; pezullohen 275 patenta

0
Gjigandi

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës si rezultat i kontrolleve në të gjitha akset rrugore.

Me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare ‘Facebook’, policia njofton se brenda kësaj jave janë arrestuar 2 shoferë pasi janë kapur duke drejtuar automjetin nën efektin e drogërave, ndërsa 35 të tjerë janë proceduar penalisht pasi janë kapur ‘tapë në timon’.

Më tej në postimin e policisë shkruhet se janë hequr 275 patenta si dhe janë bllokuar 6 automjete.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Tiranës

RonaTyra

Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

  • Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 1 rast të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.
  • 2 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave.
  • 35 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
  • 275 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
  • Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu