Rrjeti intelektual mbarëshqiptar ka njoftuar se do të mbajë protesë kundër aktiviteteve varfëruese dhe shtetshkatërruese, nga disa individ, bartës të Politikave Shtetërore Shqiptare.
Njoftimi:
PROTESTË!
Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptar proteston ashpër, dhe kërkon ndërpretjen e menjëhershme të aktiviteteve varfëruese dhe shtetshkatërruese, nga disa individ, bartës të Politikave Shtetërore Shqiptare, të ndërlidhura me mënyrën e trajtimit të pasurive tokësore dhe detare të vendit siç është Industria e Naftës; Mënyra e trajtimit të Integritetit dhe Sovranitetit të Trojeve Shqipfolëse, siç është tendenca për Shkëmbim Territoresh dhe Ballkani i hapur.
Në këtë kontekst, Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptar kërkon mbështetje dhe angazhim të plot dhe urgjent nga Populli, nga Mërgata, nga Partitë, nga Mediumet Elektronike Informative, dhe mbi të gjitha nga Organizatat Qeveritare dhe
Joqeveritare, në të gjitha trojet shqiptare.
Tiranë, . Maj 2022