Rrjedhje masive gazi në Shkozë, bllokohet rruga, evakuohen banorët

0
Gjigandi

Çarja e një tubi gazi në një pikë karburanti në Shkozë, ka shkaktuar rrjedhje gazi në zonën përreth.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

Rruga që të çon drejt pikës së karburantit është bllokuar nga policia, deri në normalizimin e situatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu