Rriten njëkohësisht çmimet e plehrave kimikë dhe inputeve bujqësore, gjobiten 3 kompani

0
Rriten njëkohësisht çmimet e plehrave kimikë dhe inputeve bujqësore, gjobiten 3 kompani
Gjigandi

Autoriteti i Konkurrencës gjobit tre ndërmarrje në tregun importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore për rritjen në mënyrë të menjëhershme e çmimit të shitjes me shumicë.

Sot, në datë 25.03.2022, Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 874, në përfundim të “procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike Dap, Nitrat dhe Ure, ndaj ndërmarrjeve: ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK, AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK”, vendosi:

– Gjobitjen e ndërmarrjes AGRO BLEND SHPK në shumën 118,978,015 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.

– Gjobitjen e ndërmarrjes MBM SHPK në shumën 66,088,573 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.

– Gjobitjen e ndërmarrjes CACA SHPK në shumën 7,087,994 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.

RonaTyra

Gati një viti më parë, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr.783, datë 12.03.2021, vendosi hapjen e hetimit paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore, për të vlerësuar nëse ka shenja të kufizimit të konkurrencës, sipas parashikimeve të ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Referuar konkluzioneve të hetimit paraprak, Komisioni i Konkurrencës me anë të vendimit nr.806, datë 04.06.2021, vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, ndaj ndërmarrjeve: ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK, AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK, për periudhën kohore nga 01.01.2020 – 30.09.2021.

Në respekt të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, për mbledhjen e fakteve dhe të dhënave të nevojshme në lidhje me hetimin dhe hartimin e raportit me gjetjet përfundimtare, Autoriteti i Konkurrencës kërkoi të dhëna dhe informacion nga: ndërmarrjet që operojnë në tregun objekt hetimi; Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Qendra Kombëtare e Biznesit; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si dhe zhvilloi seanca dëgjimore me përfaqësues të disa ndërmarrjeve nën hetim dhe të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në përfundim, referuar analizës së provave indirekte në lidhje me sjelljen e ndërmarrjeve nën hetim, të tilla si: rritja e treguesve të përqendrimit, rritja e njëkohshme dhe në mënyrë të menjëhershme e çmimit të shitjes me shumicë duke përcaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë çmimet e shitjes dhe duke ndarë tregjet, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi se, sjellja e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, MBM SHPK dhe CACA SHPK, gjatë periudhës nën hetim vinte në kundërshtim me nenin 4 pika 1, germa a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Përtej gjobitjes së tre ndërmarrjeve të sipërcituara, Komisioni i Konkurrencës vendosi gjithashtu edhe vendosjen nën monitorimin e tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e daljes së këtij vendimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu