Home Lajme Shqip Rriten ndjeshëm netë qëndrimet e turistëve në Shqipëri

Rriten ndjeshëm netë qëndrimet e turistëve në Shqipëri

0
Rriten ndjeshëm netë qëndrimet e turistëve në Shqipëri

Netë qëndrimet e turistëve në Shqipëri u rritën ndjeshëm në muajt e verës së vitit 2021, duke tejkaluar edhe nivelin e para pandemisë, ndryshe nga Europa, që pavarësisht rritjes, sërish nuk i arriti nivelet e para krizës.

Të dhënat janë bërë të ditura nga statistikat e Eurostat, që publikon shifrat e netë qëndrimeve për të gjitha shtetet e Evropës.

Që nga qershori, netë qëndrimet e turistëve janë rritur ndjeshëm, për të kulmuar në gusht, me gati 313 mijë netë, që është një nivel rekord.

Kjo shifër është 37% më e lartë se gushti i vitit të kaluar dhe 28% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019, kur vendi shënoi dhe vitin më të mirë turistik, përpara se të dëmtohej nga pandemia.

Lirimi i masave në krahasim me shtetet e tjera të Evropës bëri që në Shqipëri të vinin shumë turistë nga Europa Lindore, apo dhe shtete të tjera. Në kahun e kundërt, shumë shqiptarë u detyruan që të kalonin pushimet brenda vendin në mënyrë që të shmangnin kërkesat e shumta që duheshin plotësuar për të udhëtuar jashtë.

Në total, për periudhën janar-shtator 2021, netë qëndrimet e turistëve arritën në 985 mijë netë, me një rritje prej 41% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-s.

Edhe në raport me janar-shtator 2019, netë qëndrimet janë rritur me 20%, duke tejkaluar në këtë mënyrë nivelin e para pandemisë, raporton Monitor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here