Rrezikon shkarkimin, KQZ mblidhet sot për kryebashkiakun e Kuçovës

0
Gjigandi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00, pasi drejtësia greke i përcolli ministrisë sonë të Drejtësisë vendimin që fakton se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari ka qenë i dënuar nga Gjykata e Janinës.

Hajdari në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.

KQZ do të vendosë sot nëse kryebashkiaku do të shkarkohet apo do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç.

Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor.

RonaTyra

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu