Kamatëvonesat për energjinë, deri në fund të shtatorit shqiptarët kanë paguar 8.8 milionë euro

0
Gjigandi

Mos pagesa në kohë e faturave të energjisë ka bërë që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE Group të arkëtojë 947 milionë lekë apo rreth 8.8 milionë euro si kamatëvonesa.

Muajt me kamatëvonesat më të mëdha janë gushti me 150 milionë lekë dhe pas tij janari dhe shtatori me përkatësisht 132 dhe 130 milionë lekë.

OSHEE raportoi se numri i faturave për të cilat është arkëtuar kamatëvonese është 1.44 milionë. Kamatëvonesat lindin në një faturë në momentin kur fatura e muajit nuk paguhet brenda afatit 30 ditor të muajit pasardhës. Pra nëse fatura është lëshuar për muajin shtator ajo mund të paguhet pa kamatë deri në fund të tetorit.

Përpos këtyre OSHEE vijon prej vitesh që të arkëtojë edhe detyrimet e prapambetura nga konsumatorët që kanë lidhur aktmarrëveshje për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite. Këto aktmarrëveshje u lidhën prej disa vitesh si për klientët familjarë dhe për biznesin dhe parashikonin shlyerjen me këste por çdo këst nuk mund të ishte më i vogël se 2000 lekë.

Deri në fund të shtatorit arkëtimet totale të OSHEE Group ishin 60 miliardë lekë apo rreth 564 milionë euro.

RonaTyra

Pagesat e faturave korrekte ka parë një rritje gjatë dy muajve të fundit të raportuar gusht dhe shtator duke rezultuar me një nivel 101.6 dhe 101.2 për qind. Nga arkëtimet totale ato të vitit aktual janë vetëm gjysma e totalit ndërkohë që fatura të viteve të kaluara përbëjnë një vlerë prej 11 miliardë lekë apo mbi 103 milionë euro.

Numri i konsumatorëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas statistikave periodike të OSHEE rezulton në 1.31 milionë ndërkohë që faturat në total me lexim konsumi në 9 muajt të këtij viti ishin 9.22 milionë.

Të njëjtat statistika tregojnë se nga totali i faturave të lëshuara të paktën 2.4 milionë prej tyre kanë konsum zero që do të thotë janë banesa të dyta apo bosh në të cilat nuk ka konsum energjie në mënyrë sistematike. Numri i faturave të emetuara pa lexim pra dëm ekonomik në total për 9 muaj ishte në një shifër prej 479.

Kjo shifër vijon të mbetet modeste në raport me totalin e faturave që lëshohen çdo muaj nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ndërkohë që muaji me numrin më të ulët të këtyre faturave ishte prilli kurse ai me numrin më të lartë marsi. \Monitor\

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu