Rrëshqitja e dherave në Currila të Durrësit/ Sekretarja e PD: Aferë korruptive, ka një projekt për zonën me vlerë 2 milionë dollarë

0
Gjigandi

Rrëshqitjet e dherave në kodrën e Currilave janë rikthyer ditën e sotme pas reshjeve intensive të rëna në vend. Qarkullimin në njërin krah të kësaj rruge u blokua për disa orë mëngjesin e sotëm.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike Jola Hysaj foli në një deklaratë për mediat nga zona ku ndodhi rrëshqitja. Ajo risolli në vëmendje projektin e vitit 2015 me vlerë 2 milionë dollarë që synonte parandalimin e rrëshqitjes së dheut nëpërmjet ripyllëzimit dhe tarracimit të kësaj kodre. Ky projekt u shoqërua edhe nga një tjetër  shëtitoreje të re.

Ajo u shpreh se studime të mirëfillta për terrenin e zonës mungojnë.

Bashkia e Durrësit ka detyrën e mirëmbajtjes. Ajo që quhet kodra e Currilave tregon qartazi aferat korruptive me investimet publike të Durrësit. Por, pavarësisht fakteve ende nuk ka një ndjekje penale nga Prokuroria e Durrësit apo SPAK. Presim një hetim për dëm financiar të shkaktuar nga zbatuesit e projektit” – u shpreh Hysaj.

Ajo akuzoi edhe Emergjencat Civile se nuk reaguan menjëherë, por rruga mbeti e bllokuar për disa orë derisa nisi puna për pastrimin e saj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu