Rrapi Gjika është shpallur ka fituar zgjedhjet në PD që u mbajtën këtë të diel në Fier për të caktuar kryetarin e degës.
Gjika u shpall fitues me 452 vota, ndërsa kandidati tjetër, Vladimir Kajolli, mori 344 vota. Tetë vota u vlerësuan të pavlefshme.
804 anëtarë të Partisë Demokratike në Fier morën pjesë në procesin zgjedhor, që nisi në orën 09:00 dhe u mbyll në orën 18:00.
Kryetari i ri i degës u zgjodh në bazë të parimit një anëtar, një votë, e para herë qe aplikohet një proces i tillë për zgjedhjen e kreut të kësaj force politike. Procesi i votimit u administrua nga dy komisione dhe në dispozicion të zgjedhësve u vendosën 4 dhoma të fshehta dhe një kuti votimi.