Një 55-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Burim për mediat bëjnë me dije se në pranga ka rënë P.T, banues në Patos.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 55 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedural.