Ronaldo surprizohet në shtëpinë e BBVA nga i ati/ Historia e trishtë e sëmundjes së rëndë

0
Gjigandi

 

Ronaldo ka rrëfyer një histori të trishtë personale që prej hyrjes së tij në shtëpi. Në dhomën e rrëfimit ai ka treguar se babai i tij vuan nga kanceri dhe prej dy vitesh lufton me jetën.

Ndonjëherë tha ai ankohemi kot, kur me shëndetin nuk vihet asgjë. Ronaldo këtë histori e ka ndarë edhe me Efin një ditë në oborr. Ai rrëfeu se sëmundja e të atit ka qenë periudha më e keqe e jetës së tij, sidomos kur iu rikthye sëmundja e keqe.

Ronaldo: Nuk i harroj sytë e tij, kur u takuan për herë të fundit përpara se të hyja në shtëpi. Prindërit e mi janë njerëz të thjeshtë dhe besoj se kanë rritur fëmijë me vlera. Të lutem mund të flasësh ti.

Ronaldo u emocionua gjatë rrëfimit të kësaj historie dhe u shpreh se është një nga personat që është kujdesur më shumë për babin e tij.

RonaTyra

Ronaldo: Mendoj gjithmonë tim atë, pas gjithë komenteve që bëhen në shtëpi. Do ta vazhdoj ëndrrën time, vetëm për babain tim. Ndonjëherë harrojmë sa i rëndësishëm është shëndeti. Është gjëja më e rëndësishme për një njeri. Nuk e mendoja se ‘bebja’ ime do ishte ai, sëmundja e ka bërë që të ketë një fizik më të dobët. Mendoj se më ka ndjekur gjithë ditën. Ata kanë qenë suportues gjithmonë për çdo hap timin televiziv.

Pas daljes nga dhoma e rrëfimit, Ronaldo u surprizua nga babai i tij, ku të dy u përfshinë në lot. Ai nuk i përmbajti dot emocionet teksa takoi të atin, të cilin e përqafoi mes lotësh dhe qëndroi disa minuta me të.

Ronaldo: Përse je dobësuar a i kë pirë ilaçet, ha pak se je dobësuar.

Babai: Nuk besoj ti jap këshille se i di vete te gjitha, po luan ashtu siç duhet, kështu më duket mua.

Ronaldo: Më ke ndjekur apo jo?

Babai: Të kam ndjekur

Ronaldo: Po dola sonte mos u mërzit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu